Berisha publikon foton: Lidhja e vëllait të Ramës me Rinasin (FOTO LAJM)

Teksa komentonte grabitjen e fundit brenda aeroportitRinasit, ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar edhe një detaj shumë domethënës.

Sipas tij, 10 milionë eurot e grabitura në pistën e vionëve të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, janë një vjedhje shtetërore.

Ai madje publikoi edhe një foto të vëllait të kryeministrit, Olsi Rama me personelin e kompanisë koncensionare që kujdeset për sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza”.

Sipas ish-kryeministri Sali Berisha për grabitjen e Rinasit duhet të vihet në pranga Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja Belinda Balluku dhe sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi.
Shtuar më 18/04/2019, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori