Berisha: Prioritet heqja e vizave, presim ekspertet e KE-se per progresin
Albeu.com
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e komitetit ndërministror për liberalizimin e vizave u shpreh se heqja e vizave është çështja madhore për qeverinë. "Të gjithë presin liberalizmin e vizave. Vizat do jenë dettrë prioritare për çdo ministri", theksoi ai.
Sipas kryeministrit është bërë një punë e përditshme për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, punë që ka bërë të mundur të plotësohen në tërësi kërkesat e udhërrëfyesit të KE-së për vizat. Në këtë kuadër, sqaroi ai, u ngrit komiteti ndërinstitucional për masat ndaj trafiqeve dhe krimit të organizuar, miratimi i projektligjit për asistencën sociale të viktimave të trafikimit, votimi së shpejti në parlament i ligjit për moratoriumin e skafeve. "Parlamenti do të votojë këtë ligj të domosdoshëm që skafet të mos përdoren si industri nga mafia për të realizuar trafiqet kriminale të shumëllojshme", vijoi kreu i qeverisë.

Berisha tha se qeveria mirëpret ekspertët e KE-së që do vlerësojnë progresin për vizat. "Ndaj është e rëndësishme që agjencitë që do vizitohen të jenë të përgatitura për përgjigjet më të sakta dhe demostrimin më të qartë të atyre që janë zbatuar në përputhje me udhërrëfyesin që kërkon Komisioni Europian", shtoi ai. Kreu i qeverisë tha se 2011-ta do jetë viti i fundit i pasaportave e të vjetra.
Shtuar më 01/02/2010, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori