Berisha prezanton sot kandidatët e PD-së në Vlorë
Partia Demokratike prezanton sot kandidatët për deputetë në Vlorë. Tubimi elektoral në Vlorë do të zhvillohet në orën 19:30 të pasdites ndërsa në orët e paradites kryeministri do të marrë pjesë në inagurime. Kështu në orën 10:30, kreu i qeverisë Berisha do të marrë pjesë në inagurimin e riveshjes së segmentit Fier-Levan, segment ku me gjatësi 8.1 kilometra dhe me vlerë 119 186 100 lekë.

Ndërsa në orën 12:30 Kryeministri Berisha do të zhvillojë një konferencë për shtyp në Vlorë.

Ndërkohë ditën e djeshme, prezantoi kandidatët e PD-së në Berat. Nga qyteti muze i Shqipërisë, Kryeministri Berisha ftoi kundërshtarin e tij politik të votojnë ligjin për amnistinë për gjobat e bizneseve nga viti 2011 deri më sot. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2013, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori