Berisha pret Presidentin e UEFA-s, Platini
Kryeministri Sali Berisha priti në një takim sot presidentin e UEFA-s Michel Platini, i cili ndodhet në Tiranë me rastin e 80-vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp Berisha theksoi se në takim u diskutua për ndërtimin e një stadiumi të ri me standarde evropiane.

"Do të kemi një stadium të ri për 100-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. Duhet të nisë sa më parë puna për ndërtimin e tij", tha Berisha.

Edhe kreu i UEFA-s e vuri theksin tek ngritja e një stadiumi të ri, duke aprovuar vendimin e kryeministrit, ndërsa shtoi se, “stadiumi actual nuk i përmbuash kushtet”, prandaj sipas tij, nga UEFA nuk do të mungojë mbështetja për FSHF-në.

Kryeministri Berisha, ndër të tjera ka shprehur mirënjohje dhe simpati të vecantë për Platini, duke thënë se, “doja futbollin, por më shumë doja Platini”.

I pyetur edhe për incidentin në ndeshjen Itali-Serbi në Xhenova javën e kaluar, Platini tha se në 29 tetor do të prononcohet Komisioni i Disiplinës, ndërsa sipas tij UEFA nuk mund të flasë më parë për këtë ngjarje. Ndër të tjera, Platini shtoi se “Ajo që ndodhi në Xhenova, nuk ka lidhje me futbollin”. (albeu.com)
Shtuar më 19/10/2010, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori