Kryeministri Berisha priti sot në një takim nobelistin për paqen Prof. Muhammad
Yunus, i cili ndodhet në Shqipëri për të promovuar iniciativën e qeverisë shqiptare për lëvizjen gjithëpërfshirëse për implementimin e konceptit të
biznesit social në vend.
Kryeministri Berisha, duke e falënderuar zotin
Yunus për mbështetjen e kontributin e tij, shprehu bindjen se implementimi i
biznesit social në partneritet me
Yunus Social Businnes Albania, me kompani tregtare dhe institucionet akademike do të mund të adresojë problematikën e varfërisë, papunësisë e çështjeje të tjera sociale. Iniciativa të
biznesit social, u shpreh
Kryeministri, po ndërmerren duke adresuar problematika të arsimit profesional, të grumbullimit të produkteve bujqësore apo të punësimit të grave në punë artizanale.
Yunus garantoi për mbështetjen e vazhdueshme që
Yunus Social Businnes do të sigurojë në përpjekje për zhdukjen e varfërisë dhe adresimin e problemeve sociale në Shqipëri. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2013,
ora 16:18