Berisha pret ne takim lamtumire ambasadorin e OSBE ne Tiranë
Kryeministri Berisha priti sot, në një takim lamtumire, ambasadorin e OSBE ne Tiranë, zotin Eugen Wollfarth, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në vendin tonë.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e falënderoi ambasadorin Wollfarth për bashkëpunimin dhe iu uroi atij sukses të plotë në detyrat e mëtejshme.

Nga ana e tij, Ambasadori Wollfarth e falenderoi përzemërsisht dhe me mirënjohje të thellë kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer që qeveria shqiptare dhe Kryeministri Berisha i kanë ofruar misionit të OSBE gjatë kësaj periudhe dhe i shprehu kryeministrit vlerësimet më të larta për progresin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka shënuar gjatë kësaj periudhe në të gjitha fushat.
Shtuar më 28/06/2013, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori