Berisha pret kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedjan
Kryeministri Berisha priti sot në një takim kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Kryeministri Berisha gjatë takimit theksoi rëndësinë e konsolidimit të pavarësisë, depolitizimit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, si garant i të drejtave themelore.

Berisha e garantoi zotin Dedja për mbështetjen e plotë të qeverisë për Gjykatën Kushtetuese në respekt të kuadrit kushtetues dhe institucional.

Sipas njoftimit zyrtar, kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese, falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do të luajë me paanshmëri rolin e saj si garant i Kushtetutës.
Shtuar më 05/10/2010, ora 20:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori