Berisha premton përkujdesje për të moshuarit
Pensionistët e Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, kanë pasur vizita sot në ditën Ndërkombëtare të Moshuarve. Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij, ka premtuar sërish ndihmë për moshën e tretë që jeton në këtë godinë.

Kreu i qeverisë ka vënë theksin në rimbursimin e ilaçeve si dhe për rikostruksionin e godinës ku ata qëndrojnë për të shtuar hapësira të reja.

moshuarit në të gjithë globin do të festojnë sot Ditën Ndërkombëtare të tyre.

1 Tetori, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, është shpallur si Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori