Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Berisha premton marrjen e statusit të vendit kandidat
Kryeministri Berisha premtoi sot shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar. Gjatë inaugurimit të ndërtesës së Aviacionit Civil Berisha deklaroi se në 23 qershor shqiptarët me votën e tyre do të firmosin mandatin për Shqipërinë e zhvilluar dhe për Shqipërinë europiane.

"Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me një program, me të cilin besojmë se do ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend të zhvilluar", u shpreh Berisha.

Kryeministri premtoi se në katër vitet e ardhshme Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat dhe do të hapim negociatat për anëtarësim të plotë në BE dhe kjo do t'i japë Shqipërisë investime të mëdha nga BE dhe nga investitorë private. /albeu.com/
Shtuar më 11/06/2013, ora 12:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori