Berisha poston në Facebook se kujt i përket droga në Vlorë: Ishin 25 tonë
Ish-kryeministri Sali Berisha i është referuar mesazhit të oficerit dixhital dhe në një postim në Facebook ka shkruar se në Vlorë nuk u kapen 15 ton drogë, por 25 dhe publikon emrat që sipas tij u perkiste droga.

Berisha ka shkruar se kjo drogë është e klanit Habilaj, kushurijve të Sajmir Tahirit. Informacioni për drogën është dhënë nga Klani Xhafa i cili ka pësuar disa goditje në trafikun e drogës”.

Postimi i Berishës

Haki droga ju betohet policeve per koken e Norieges!
Kapen ne Vlore 25 tonelata droge e klanit Habilaj, i cili paditet nga klani Xhafa!

Haki droga betohet para policeve per koken e Norieges!
Njeriu qe se bashku me Noriegen dhe Saje qorrin krijoi narko-republiken e pare ne Europe, ju tha dje policeve: “do ta çojmë këtë operacion deri në fund dhe i kemi premtuar për ta realizuar me sukses këtë prioritet të qeverisë shqiptare nën vëmëndje dhe kujdes të veçantë të kryeministrit shqiptar!” Hahaha?!
Lexoni me poshte mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Oficeri dixhital informon:
“Pershendetje doktor droga e kapur ne Lakatund nuk esht 15 por 25 tonelata. Kjo droge esht e klanit Habilaj kushurijve te Sajmir Tahirit. Informacioni per drogen esht dhene nga Klani Xhafa i cili ka pesuar disa goditje ne trafikun e droges fale autoriteteve italiane,e fundit ishte skafi qe u mbyte para nje jave ne det.” /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 12:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori