Berisha poston foto prekëse kushtuar Alvin Berishës: Narkoshteti nuk pyet!

Ish- kryeministri Sali Berisha ka postuar një foto që ia ka përcjellë një emigrant shqiptar nga Italia, ku tregohet sesi në fasadën e një ndërtese shkruhet mesazhi “Lironi Alvinin”.

Berisha shkruan në rrjetin social se për fatin e 11 vjeçarit shqiptar po shqetësohet vetëm bota, kurse shteti shqiptar nuk do t’ja dijë për të.

Kujtojmë se Alvin Berisha ndodhet ende në kampin- burg të Al Hol në Siri, teksa për lajmin e publikuar dje për lirimin e tij të mundshëm, ka reaguar i ati Afrim Berisha, i cili deklaroi këtë të mërkurë se ende nuk e ka marrë të birin.
Shtuar më 06/11/2019, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori