Berisha: Po shqyrtoj anulimin e mitingut të 29 janarit
Kryeministri Sali Berisha sapo ka njoftuar se ka anuluar tubimin e ditës së shtunë. Kreu i qeverisë doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se ka vendosur anulimin e mitingut të paralajmëruar prej tij për në datën 29 janar.

Kryeministri Sali Berisha tha se anulimi i tubimeve masive në këtë kohë është një kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Berisha tha se për këtë shkak po shqyrton mundësinë e anulimit të mitingut të paralajmëruar për ditën e shtune.

Sot ambasadori amerikan në Tiranë u bëri thirrje Ramës e Berishës, të anulojnë tubimet e paralajmëruara.

Duke iu referuar demostratës së 21 janarit, Berisha deklaroi se ka ftuar Prokurorinë për hetim të mëtejshmë, pasi kreu i opozitës organizoi një puç, duke iu vërsulur dhe rrethuar Kryeministrinë dhe për këtë, Rama do të përballet me pasojat e këtij akti.

“Rëndom mund të shtrohet pyetja për një hetim të besueshëm, mbasi në datën 21 në darkë unë apelin e parë për këtë hetim ia drejtova Prokurorisë së shtetit dhe rrethana të cilat më pas kërkojnë dhe garantojnë se do të këtë bashkëpunim për proçesin e këtij hetimi”tha më tej Berisha.

Kryeministri ka deklaruar se në asnjë rast nuk do të përdoret ushtria, duke e konsideruar këtë si të panevojshme.
Shtuar më 25/01/2011, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori