E rëndë në Turqi, momenti kur burri dhunon gruan shtatzënë në mes të rrugës (VIDEO)

Një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij shtatzënë në mes të rrugës në një nga lagjet e Stambollit.

Kalimtarët teksa po shihnin skenën e dhunshme, u përpoqën ta neutralizonin burrin. Sipas mediave turke, pavarësisht ndërhyrjes së policisë, gruaja nuk e denoncoi rastin e dhunës.

Nuk dihen emrat e burrit dhunues, apo gruas së tij, por videoja tashmë është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.


Shtuar 13.06.2021 13:24