Berisha: Po mbrojne Dushkun. Rama:Jo zgjedhjeve pa karta identiteti
Albeu.com
Integrimi i vendit dhe roli i kuvendit ne kete proces mbledh ne nje treyeze te gjere diskutimi perfaqesuesit me te larte te shtetit, politikane dhe ambasadore.Zbatimi i reformave si parimet kryesore drejt integrimit te plote ne NATO bashkon partine socialiste me qeverine. Ne konferencen “Roli i rëndësishëm i Parlamentit në procesin e Integrimit Evropian” Kryeminstri Berisha tha se “me opoziten na ndajne 1100 ceshtje programore, por na bashkojne te gjitha parimet e medha te shtetit te te drejtes dhe te projektit per integrimin ne NATO dhe BE. Gjate fjales se tij ai cilesoi si mjaft positive bashkepunimin me opoziten dhe tha se “garantoj mbeshtetjen time te plote per nismat e saj ne mbeshtetje te integrimit te Shqiperise. Berisha permendi si mjaft pozitive, miratimin e ndryshimeve te Kushtetutes ne bashkepunim me opoziten ndersa reagoi per Krijimin e komitetit Kombetar te Shpetimit te Kushtetutes, te krijuar dje nga LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK, Petro Koci, si dhe analiste te njohur, duke thene se “Eshte fatkeqesi kur krijohet mbrojtja e komitetit te Dushkut”.
Ndersa kreu i PS, Edi Rama tha se “opozita nuk mund te jete darkord per gjendjen ekonomike ku ndodhet vendi, per cilesine e qeverisjes por duhet te jete nje force qe ndikon pozitivisht ne procesin e integrimit.

Berisha-Rama replika per kartat e identitetit

Kryeministri Berisha dhe kreu i partise socialiste Edi Rama kane shkembyer replika ne lidhje me tenderin e kartave te indentitetit. Berisha shpjegoi se nderhyrjet, pasi eshte shpallur tenderi i kartave te identitetit, jane bere pasi nje kompani e kontraktuar nderkombetare sugjeroi disa ndryshime, dhe keto ndryshime ishin te parashikuara si mundesi per tenderin. “Asnje ndryshim nuk eshte bere si vullnet i qeverise por mbi bazen e sugjerimit te nje kompanie qe ka ndihmuar 20 qeveri ne kompletimin e ketij procesi”- tha kryeministri Berisha. Ai ftoi kryesocialistin Edi Rama te ngarkojne deputete te marrin ne dore dosjen e ketij tenderi i cili- sipas Berishes “nuk ka qene i lehte ndaj eshte shtyre nga qeverite e meparshme”.
Me pas Rama replikoi duke u shprehur se me “As une dhe as deputetet e mi nuk merren me dosje. Me dosjen le ta leme te merret ne paqe Prokuroria”; por tha ai: “Shqetesimi im dhe i gjithe popullit shqiptar eshte qe ne zgjedhjet e ardhshme te votojne me kartat e identitetit”. Rama shtoi se “Nuk kemi asnje qartesi apo garanci per kete proces i cili nuk dihet kur do filloje, si do filloje dhe ajo qe eshte me e rendesishme si do te behet shperndarja e kartave te identitetit te shqiptaret”. Rama tha se ne nuk kemi asnje predispozite te pranojme nje proces zgjedhor pa karta identiteti ne nje kohe qe nderkombetaret presin qe zgjedhjet te jene me standarde”. (news24)
Shtuar më 09/05/2008, ora 17:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori