Berisha: Platoforma e Ramës marksiste
Kryeministri Berisha është shprehur gjatë ditës së sotme se programi i ri i PS-së për taksimin e të pasurve më shumë se të varfërit, si politikë marksiste të cilat kërkojnë rrënimin e ekonomisë së vendit.

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, kryeministri Berisha është shprehur se Rama me këto taksa progresive kërkon të rrënojë ekonominë siç falimentoi edhe bashkinë e Tiranës.

"E kanë provuar shqiptarët më shumë se kurrë marksizmin dhe ti kërkon që të vendos taksën progresive në një kohë kur bashkinë e falilimetove duke rritur taskat dhe e dorëzove si një institucion fiskal të falimentuar atëherë më thoni mua çfarë mund ti bëjnë Shqipërisë politikat marksiste përveç rrënimit" ka theksuar Berisha.

“Garantoj se taksa marksiste nuk do të kthehet kurrë në këtë vend. Se ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar të pasurit dhe luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do begatojnë vendin duke bllokuar privatizimin, koncensionet, partneritetin publik privat, shpalosin alternativën e etërve të tyre që nuk kthehet kurrë më në këtë vend” ka përfunduar kreu i qeverisë./albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori