Berisha: Plan veprimi agresiv per uljen e aksidenteve
Albeu.com
Kreu i qeverisë Berisha kërkon një plan veprimi për uljen e numrit të aksidenteve rrugore. Në konferencën për Sigurinë Rrugore kryeministri theksoi se numri i viktimave nga aksidentet është shumë i lartë, ndaj duhet një plan për të reduktuar numrin e aksidenteve.
"Duhet një plan veprimi konkret, ambicioz e agresiv për të shënuar një kthesë rrënjësore në numrin e aksidenteve që rritet nga viti në vit", u shpreh ai.
Kryeministri kërkoi konsolidin e autoritetit kombëtar për sigurinë rrugore .
Berisha theksoi se siguria rrugore përbën themelin e parandalimit të aksidenteve, që sipas tij në Shqipëri kanë tendencë në rritje të vazhdueshme, dhe janë mbi 2 herë më të larta se në vendet e zhvilluara. Kryeministri shtoi se cilësia e rrugëve, sinjalistika janë disa nga faktorët që ndikojnë në numrin e lartë të aksidenteve. "Ndaj për t'u përballur me këtë situatë duhet një përballje shumë planëshe. Kjo nuk është vetëm një përgjegjësi e Policisë Rrugore",tha ai. Berisha deklaroi se nuk ka përpjekje serioze për edukimin e popullatës për mbajtjen e rripit të sigurimit, helmetës, që në aksidente redukton dëmin.
Ndërkaq, ministri i Transporteve Sokol Olldashi pohoi se
90% i aksidenteve vjen si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve. Sipas tij
19% e aksidenteve vijnë për shkak të lëvizjes kundra rregullave të këmbësorëve .
Shtuar më 26/02/2010, ora 16:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori