Berisha: Piktor dështak, kopjes nuk i beson njeri!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e pasardhësit të tij në Milano për nismën "Shqipëria 1 euro".

Në një postim në Facebook, Berisha thekson se pasi e cilësoi këtë nismë për vite me radhë si korruptive, ai surprizoi të gjithë duke thënë se ofron nismën "1 euro". /albeu.com/

Ja postimi i plotë i Berishës:

"Te dashur miq, Piktori deshtak dhe analfabet ne ekonomi siç dihet sulmoi eger pas shpalljes se saj per disa vite me rradhe nismen tone “Shqiperia 1 Euro”. Ai dhe zedhenesit e tij e etiketuan ate si nisma me korruptive dhe u zotuan ne menyre te perseritur dhe solemne se sapo te vijne ne pushtet do te çojne per ndjekje penale autorin e saj per faljen e Shqiperise, do anullojne ligjin e kesaj nisme antikombetare dhe do te anullojne te gjitha kontratat e firmosura me kompanite qe kane perfituar nga kjo nisme, e cila sipas tyre nuk egziston kund ne bote.
Por dje ne Milano, i pyetur nga nje investitor italian se çfare lehtesirash iu ofroni ju bizneseve italiane tani qe keni hequr taksen e sheshte, Rama surprizoi zedhensat e tij per ekonomine dhe energjitiken kur ju pergjigj atij se ai ofronte nismen “1 Euro”, por kesaj here jo me per 99 vjet por per jete te jeteve. Dhe pasi kishte harruar se çfare kishte thene per te, psheretiu i lehtesuar dhe mermeriti me vete – Ja kalova!!
Por direkt nga salla nje i pranishem me shkruan ne mesazhin e tij Piktori po na thote se ç’me duhet mua se çfare them une dhe ky eshte nje refren bajat i perditshem i tij. Por, ne rastin konkret, ai harron se kopjes nuk i beson njeri!! sb"
Shtuar më 02/02/2014, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori