Berisha pershendet fitoren e te djathteve, Moisiu dekreton thirrjen per Kuvendin e ri
Albeu.com
Berisha ne konferencen e sotme per shtyp te mbajtur menjehere pas shpallje se se rezultateve zyrtare pershendeti fitoren e te djathteve duke shtuar se Nano nuk ben me pjese ne axhenden tij politike. Nderkohe Presidenti Moisiu dekreton thirrjen per Kuvendin e ri: Do thirret ne 2 shtator
Presidenti i Republikes Alfred Moisiu dekretoi sot thirrjen e Kuvendit te Republikes me 2 shtator 2005. "Presidenti Moisiu, bazuar ne shpalljen tashme nga KQZ te rezulatit perfundimtar te zgjedhjeve te pergjithshme dhe ne driten e konsideratave te mesiperme, ne mbeshtetje te nenit 67 te Kushtetutes se Shqiperise, pika 1, dekretoi sot thirrjen e Kuvendit te Republikes, ne Legjislaturen e XVII te tij, diten e premte, date 2 shtator 2005, ora 18:00", citohet ne deklaraten per shtyp te zyres presidenciale.

Zyra per shtyp e presidentit ben te ditur gjithashtu se kreu i shtetit ne mese nje rast ka shprehur publikisht vullnetin e tij politik, qe menjehere pas shpalljes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve nga KQZ, te shkurtoje ne maksimun afatin 20 ditor te percaktuar ne Kushtetute.
Shtuar më 01/09/2005, ora 23:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori