Berisha përshëndet dorëzimin e imunitetit nga Meta
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, në emër të kryeministrit Sali Berisha, është shprehur sot se përshëndet vendimin e zv/kryeministrit Ilir Meta për dorëzimin e imunitetit parlamentar karshi hetimit të prokurorisë.

Në një konferencë për media, PD, theksoi se inkurajon hetimin e prokurorisë dhe garanton se qeveria do të krijojë të gjitha hapësirat e nevojshme që ky hetim të jetë i plotë.

Zëdhënësja e PD, shtoi më tej se kryeministri Berisha i dënon truktimet diletanteske të Partisë Socialiste dhe liderit të saj Edi Rama.
Shtuar më 12/01/2011, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori