Berisha: Perparesia e qeverise se re, realizimi i programit te 100 diteve
Albeu.com
Pikat baze te programit te 100 diteve, lufta kunder korrupsionit, amendimi i ligjeve te konfliktit te interesave, te prokurimeve publike, vendosja e nje sistemi transparence ne te gjitha dikasteret do te jene prioritet e qeverise se re.Keshtu u shpreh per BBC, lideri i Partise Demokratike Sali Berisha, pas mandatimit te tij si kryemister nga presidenti i republikes, zoti Alfred Moisiu. Lideri demokrat Berisha shtoi se nje rendesi e vecante do ti kushtohet pergjysmimit te taksave per biznesin e vogel, organizimit te nje Task Force, organizimit te Ombudsman nga shoqeria civile dhe media per prokurimet publike, hartimi i buxhetit.

Berisha u shpreh me tej se ai do te mbaje premtimet e tij elektorale e ne kete kuader dhe legalizimin e zonave informale. "Brenda 100 ditesh do te amendohet ligji dhe do te ngrihet e tere infrastruktura. Ky proces eshte nje nga proceset me jetike per per te nxjerre Shqiperine nga informaliteti dhe per te vendosur me ligj, per te cliruar pasuri enorme qe eshte investim 15 vjecar i shqiptareve, por qe mbetet i ngrire per shkak te ekstralegalitetit te tij. Une jam i sigurt se me shpejt se nje vit ne do ta kompletojme kete proces ne gjithe vendin, ne te gjitha fshatrat dhe qytetet" theksoi kreu i PD-se.

Qeveria Nano ditet e fundit te mandatit te saj i la qeverise se re pergjegjesine e zgjidhjes se nje sere ceshtjes nder te cilat dhe ate te liberalizimit te shkollave. "Qeveria qe iku, per mendimin tim, beri nje veprim te papergjegjshem, ne sensin se vendimni qe mori per liberalizimin e universiteteve, vendim ky, pike e programit te PD-se, duhet ta shoqeronte me fondet e nevojshme per universitetet dhe lokalet e nevojshme. Nuk mund t'i trajtosh kurre universitetet jashte autonomise se tyre. Keta i trajtuan keto sikur te ishin kurse dy mujore. Ne kete kontekst, ne do te trajtojme, do te ulemi me rektore dhe dekane, do shohim te gjitha mundesite" komentoi Berisha vendimin e qeverise se meparshme.

Nderkaq pyetjes se si do te jete bashkejetesa e tij me kryebashkiakun Edi rama kryeministri i ri u shpreh se marredheniet e tij me Ramen, apo me te gjithe te zgjedhurit e Partise Socialiste apo cdo partie tjeter do te jete marredhenie qe i detyron ligji. Une vec do te shtoj fondet per te gjitha bashkite e Shqiperise. Do te ece me shpejtesi drejt decentralizimit dhe rritjes se kompetencave te tyre ne menyre qe Bashkia e Tiranes dhe te gjitha bashkite dhe komunat e Shqiperise t'u sherbejne qytetareve me shume. BBC
Shtuar më 04/09/2005, ora 21:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori