Ish-Kryeministri Sali
Berisha ka denoncuar sipas tij një tjetër ngjarje të rëndë në
spitalin e
Durrësit.
Sipas qytetarit dixhital, në
Spitalin e
durrësit janë marrë 58 tamponë për teste, por janë përdorur nga administrata dhe nuk i janë dhënë mjekëve të cilët kanë kontakt drejtpërdrejt me pacientët.
“Qytetari dixhital denoncon një akt kriminal të narkozyrtarëve të Edvin Çekap
Maskës dhe Ndrikull Hajni
Maskës të spitalit të
Durrësit. Ata mbajnë për vete testet e koronavirusit dhe lënë mjekë e infermierë dhe familjet e këtyre të fundit pa kontroll! – shkruan
Berisha në Fb.
"Shpreh solidaritetin tim me mjekët dhe infermierët e sanitaret e
Durrësit dhe mbarë Shqipërisë dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe situaten e tyre të pambrojtur dhe këtë akt banditesk të narkozyrtareve të Edvin Çekap
Maskës dhe Ndrikull Hajni
Maskës ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor të spitalit të
Durrësit. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”- përfundon ish-Kryeministri.
I nderuar Doktor
Berisha
Kam një informacion për mjekët në Durrës. Dje kanë ardhur 58 tamponë në
spitalin e
Durrësit, por ato i janë dhënë administratës së spitalit dhe jo doktorëve, të cilët kanë kontakt direkt me pacientët. Ka patur edhe debate për këtë çështje.
Me respekt
Shtuar më 13/03/2020,
ora 12:11