Çiftet që martohen në këtë moshë kanë më shumë gjasa të divorcohen

Gjatë dy viteve të fundit apo më shumë, martesa juaj mund të ketë pasur më shumë ulje-ngritje se zakonisht. Por edhe para pandemisë, sa kohë keni qenë bashkë ju dhe bashkëshorti juaj – pavarësisht nëse jeni martuar para ose pas të 30-ave – mund të thotë shumë për marrëdhënien tuaj. Në fakt, hulumtimet kanë treguar se koha kur martoheni mund të përcaktojë në masë të madhe nëse divorcoheni. Për disa çifte, martesa në një moshë të caktuar ishte një pararojë e dështimit.

Ndërsa kur një çift martohet nuk përcakton nëse do të jenë të lumtur apo jo, studimet tregojnë se mosha mund të shkaktojë probleme në marrëdhënie. Hulumtimi, i publikuar në Couple and Family Psychology, zbuloi se mosha ishte ndër faktorët kryesorë të divorcit. Të gjithë pjesëmarrësit u divorcuan dhe iu përgjigjën pyetjeve rreth arsyeve që çuan në ndarjen e tyre. Atyre iu dha një listë e problemeve të zakonshme të marrëdhënieve dhe duhej të përgjigjeshin me një ‘po’ ose një ‘jo’. Mosha mesatare në të cilën shumica e pjesëmarrësve u martuan ishte 23 vjeç, ndërsa gjithsej 52.

Rezultatet treguan se shumica e njerëzve e konsideronin moshën një arsye serioze për divorc. 45% u përgjigjën “po” kur u pyetën nëse ky ishte një faktor kryesor në prishjen e martesës së tyre. Në një përqindje prej 61.1%, një pjesëtar i çdo çifti e konsideronte një arsye serioze, ndërsa në 23.7% të dy i kushtonin rëndësi të madhe moshës për ndarjen e tyre.

Në komentet që kanë lënë disa prej të divorcuarve, kanë theksuar se e kanë njohur partnerin e tyre për një kohë para se të marrin vendimin për një angazhim kaq të madh, ndërsa ka pasur edhe nga ata që kanë besuar se po t’i kishin dhënë pak kohë lidhjes, do të kishin marrë një vendim më të pjekur për partnerin që do të zgjidhnin për jetën e tyre.

Pikëpamja e kundërt

Një studim tjetër, megjithatë, zbuloi se gjasat për divorc ulen kur martoheni në të 20-at deri në fillim të të 30-tave. Sipas studimit, gjasat për divorc rriten kur martoheni në fund të të 30-ave deri në fillim të të 40-ta. Profesori i Universitetit të Utah-s, Nicholas Wolfinger, përpiloi të dhëna për martesat dhe divorcet në SHBA midis 2006 dhe 2010, me hulumtimin e tij të publikuar në internet në Institutin e Studimeve Familjare të SHBA-së.

“Ne e dimë pa dyshim se ata që martohen pas të 30-tave divorcohen më lehtë se ata të cilët martohen nga mosha 25 deri në 29 vjeç. Ky është një zhvillim i ri”, theksoi profesori.

Megjithatë, siç theksojnë ekspertët dhe profesorët, fakti që sa më sipër vlen deri diku në SHBA, nuk do të thotë se ato kanë vlefshmëri universale në të gjitha vendet apo të gjitha marrëdhëniet në botë. /albeu.com


Shtuar 9.04.2023 16:41