Berisha për arrestimin e Bekteshit: "Është zgjedhur si kokë turku për kapobandën Çela"
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Enea Bektashit pasi u akuzua se përplasi makinën e policisë në Elbasan.

Ai thotë se Bekteshi “eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela”.

STATUSI I PLOTE:

Mediat ne kurthin e narko-policise!

Te dashur miq, prej dy ditesh mediat e shkruara dhe elektronike jane ne nje gare sesi te transmetojne sa me shpejte e sa me pare trillimet e policise lidhur me anetarin e bandes te Suel Çeles, Enea Bektashi, i cili sipas variantit qenka shoferi i automjetit qe goditi zevendsdrejtorin e policise se Elbasanit.

E verteta eshte se, banditi Bektashi eshte zgjedhur si koke turku per kapobanden Çela. Policia, duke mos guxuar te akuzoje Suel Çelen, i cili do te deshmonte gjithçka per lidhjet e perandorise se krimit te Elbasanit me pushtetare qeveritaret, ndermori aksionin kunder Bektashit, arrestimin e tij me mirekuptim, pasi zhduku dhe prishi provat e gjetura ne makine, qe faktonin ne menyre te pakundershtueshme se aty ne timon ishte vet Suel Çela dhe se Bektashi eshte thjesht nje ushtar i tij.

Iu bej thirrje mediave te mos humbasin asnjehere sensin skeptik ndaj njoftimeve te narko-policise dhe te narko-shtetit te Norieges! sb
Shtuar më 07/10/2017, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori