Berisha: PE voton nesër heqjen e vizave
Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e qeverisë se nesër pra më datë 7 tetor do të jetë një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët pasi Parlamenti Europian pritet të votojë rezolutën për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

“Nesër me një votë historike Parlamenti Europian do të votojë për heqjen e vizave. Për cdo kohë kjo përbën një arritje madhore historike”, tha Berisha.

“Ky është ridimensionimi më i madh për shqiptarët. Vota e nesërme do të jetë përgjegjësi e madhe për ne, në mënyrë që të gjitha agjencitë tona, udhërrëfyesit dhe kërkesat e udhërrëfyesit të jenë një program i vazhdueshëm për ne”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë siguroi se Franca nuk do të votojë kundër kësaj nisme, por thjesht do të kërkojë garanci nga shqiptarët se do zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e BE.

“Ashtu sic e thashë edhe në grupin parlamentar dhe sot se qeveria franceze nuk kundërshton procesin, por kërkon garanci me shumë të drejtë dhe garancitë që kërkon qeveria franceze është që qeveria shqiptare të zbatojë disa detyra. Dhe ne zotohemi se lufta kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit dhe korrupsionit do të njohë dimensione të reja”.
Shtuar më 06/10/2010, ora 12:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori