Berisha: PD humbi betejen por jo luftën
Partia Demokratike mblodhi në mesdite Kryesinë për shqyrtimin e procedurave për zgjedhjen e lidershipit të ri të partisë. Gjatë mbledhjes, Berisha u shpreh se PD ka humbur betejen por jo luften.

“Kryesia mblidhet me qëllimin që të hapet sot e në vazhdim gara për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD. PD ka pësuar një humbje të qartë dhe ajo ka jetike një fillim të ri të fuqishëm. Është në detyrën tonë , në detyrimin tonë madhor t’i japim mbështetjen totale për fillimin e ri më të fuqishëm që ka pasur ndonjëherë. Këtë nuk e kam në rrafshin propagandistik, por në bindjen time më të thellë. Së pari PD, ka humbur betejen por ka me vete mijëra, forcat më të kualifikuarat e vendit që janë kontribut, pjesë qenësore e arritjeve tona këto 8 vite” tha Berisha.

Berisha gjithashtu ka propozuar që lidershipi i ri do të zgjidhet sipas metodës, një anëtar një votë ndërsa ka ftuar cilindo që të bëhet pjesë e garës dhe ta pranojë atë.


“Një fillim i ri do ishte i pamundur pa një lidership të ri, ndaj dhe ne kemi detyrën kryesore, imediate të hapim procedurën e zgjedhjes së lidershipit të ri. Ky ka fatin që të mos ketë historinë në shpinë, por trashëgimininë e mirë të PD-së, vizionin, projektin e saj, në këtë kontekst për këto shkaqe komplekse ai nuk mund të zgjidhet nga Kuvendi i partisë, ai duhet të zgjidhet nga një anëtar, një votë dhe këtu është apeli im për anëtarësinë, ta konsiderojnë procesin jetik për fillimin e ri të suksesshëm të PD- tha Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 28/06/2013, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori