Liverpoolin nuk e ndal askush, fiton në transfertë ndaj West Ham (VIDEO)

Liverpooli ka vazhduar me formën spektakolare në Premier League, duke arritur fitoren e radhës kundër West Ham United me rezultat 2:0.

Pas 35 minutash lojë Mohamed Salah e kaloi Liverpoolin në epërsi me golin e shënuar nga penalltia.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal.

Ishte Alex Oxlade-Chamberlain që shënoi në minutën e 52-të nga një asistim perfekt i sulmuesit egjiptian.

Skuadra e Jurgen Klopp kishte edhe disa shanse të mira për gol, mirëpo nuk arritën t’i konvertonin ato.

Pas javës së 24-të, Liverpooli vazhdon të jetë i pari me 70 pikë të grumbulluara, 19 më shumë se Manchester City që është në vendin e dytë.


Shtuar 29.01.2020 21:57