Sërish sulm në Gjermani, një i vdekur dhe dy të plagosur. Pas pak detajet ...
Berisha: PD do fitojë zgjedhjet, PS po tenton të bllokojë proçesin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
2013 do të jetë vit i fitores spektakolare të PD dhe aleatëve të saj, viti mbajtjes së gjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kështu i ka motivuar anëtarët e kryesisë së selisë blu numri një i Partisë Demokratike , njëherësh kryeministër i vendit Sali Berisha gjatë mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme. Berisha ka garantuar se do të bëhet gjithcka për garantimin e një procesi zgjedhor konform standardeve të kërkuara, por nga ana tjetër ka akuzuar opozitën se po shfaq siptomat e para të tentativës së bllokimit të këtyre zgjedhjeve me bllokimin e punës së KQZ.

“2013 është viti i fitores spektakolare të PD dhe aleatëve të saj, viti i mandatit të tretë të forcës sotme politike. Qëllimi i mbledhjes është hapja e përpjekjes së madhe të anëtarëve, drejtuesve, simpatizantëve , të fushatës së tyre elektorale për mandatin e tretë. Ne shkojmë drejt 23 qershorit më të vendosur se kurrë për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, që të nderojë vullnetin e lirë të cdo qytetari . Kemi besim të plotë se kuadri i ri ligjor i miratuar me unanimitet, se trashëgimia e shkëlqyer në zgjedhjet e mëparshme. Shqipëria ka standardin më të saktë të numërimit të votave, ky standard ka bërë që dy mandatet e fundit të japin të vërteta rezultatet, ky standard bëri të mundur rrëzimin e murit të Bashkisë në majin e 2011. Por unë jam optimist se zgjedhjet do jenë të lira dhe të ndershme pasi maturia e qytetarëve shqiptarë është ndër maturitë e larta. Këto vite e kanë bërë qyetarin shqiptar shumë të ndjeshëm ndaj votës dhe vullnetit të tij të lirë. Kanë zhvilluar vlerat e besimit te demokracia, kanë qenë vitet e krijimit në Shqipëri, të plazmës demokratike. Ne shkojmë të sigurt, disa shenja paraprake nuk janë premtuese sa i përket kundërshtarit, ka një panik që përkthehet nga kthimi i filxhanit deri te bllokimi i punës së KQZ. Cdo njeri ka të drejtë të prodhojë statistikat që do por jo punën e KQZ. Ky komision voton për ti dhënë fund një problemi serioz që ka ekzistuar, tejzgjatjen e numërimit të votave. Nxjerrja e rezultatit në Shqipëri vonohej për shkak të një mase burokratike e lidhur me 66 qëndra numërimi. Për ti dhënë përgjigje këtij vonimi që me të drejtë i përflet zgjedhjet. Kjo masë kishte si synim të përshpejtonte procesin ata e bllokuan, Kolegji e kuptoi që synimi ishte bllokimi dhe i dha përgjigjen më të vendosur. Nëse ne përcaktuam 3/5 në shumicën e vendimeve, kjo sdo të thotë që duhet të bllokohet procesi. Pavarësisht nga emotiviteti, raporti përmbysës i adrenalinës tek kundërshtari ynë, zgjedhjet do pregatiten me seriozitetin më të madhe dhe do jetë një proces i lirë dhe i ndershëm” tha ai.

E ndërsa motorët e partive poltike tashmë janë në nivelet maksimale, Kryeministri ndonëse nuk ka lëshuar thirrje në drejtim të njërës apo tjetrës parti për t’iu afruar PD, ai tha se mbetet i hapur për bashkëpunim si me spektrin e djathtë ashtu edhe atë majtë. Por nga ana tjetër ai nuk ha harruar të vlerësojë bashkëpunimin përgjatë këtij mandati me LSI, duke e konsideruar si koalicionin më të sukseshëm në historinë e vendit.

“Shkojmë në zgjedhje si koalicioni më i suksesëshëm në histori. Koalicioni me LSI ka funksionuar në përputhje të plotë me angazhimet përballë qytetarëve, bëri të mundur lëvizjen e lire të qyetarëve, një sëri reformash që mbrojtën Shqipërinë nga recesioni dhe garantuan rritje ekonomike. U shndërrua në lokomotivë të heqjes së imunitetit. Koalicioni ynë është zgjeruar me Partinë Demokristiane, po zhvillon tentativa me forca të tjera mirëfillazi me parti të qendrës së djathtë, por edhe të asaj të majtë” u shpreh Kryeministri.

Numri një i qeverisë nuk ka kursyer ironinë ndaj rivalit kryesor politik, ku tha se Rama në kushte të panikut të humbjes së radhës, duket se do të dorëzohet përpara betejës finale.Këtë konstatim ai e lidhi me ftesat që kryesocialisti Rama ka drejtuar drejt partive të tjera, por që sipas Berishës i vetmi aleat që i ka mbetur është Bamir Topi.

“Në anën tjetër ka mosbesim dhe kaos të vërtetë, për të mos thënë dorëzim përpara ditës së betejës, thirrje këtij dhe atij, aman bashkohuni se nuk fitoj, a thua se të gjithë kanë prokupim karrigen e Edi Ramës. I vetmi aleat që i ka mbetur me cfarë shoh unë është Bamir Topi. Shkon me njeriun që i tha Sokol Ballës më ka bërë me zor President Sali Berisha” theksoi ai.

Ndërsa theksoi se vendi ka njohur rritje të konsiderueshme të zhvillimit të vendit, Kryeministri bëri dhe një panoramë të sukseseve në fusha të ndryshme gjatë mandatit të dytë të tij qeverisës.

“Ne ecim të sigurt drejt një fitorje të merituar pasi në këtë mandat në terësinë e tij ekonomia ruajti rritjen ekonomike dhe ritmet e punësimit. E patë se ku përfundoi ai që shkruajti shifrat për 1 milionë të papunë, Kosta Bajraba? Buxheti ka njohur rritje progresive nga viti në vit, buxheti i këtij viti është më i madhi. Ky është mandati në të cilin ne kemi investuar më shumë në tërë ekzistencën tonë të qeverisjes, në rrugë, rrugica, kanalizime, ujësjellsa. Shkon me lëvizje të lirë në vend e BE. Ka pasur rritje të rrogave dhe pensineve, rritje të paimagjinueshme të turizmit, Shqipëria digitale është produkt tjetër madhor i qeverisjes sonë. Festuam më të lirë se kurrë këtë 100 vjetor. Ne do të ecim me moton tonë të bashkohemi me njëri-tjetrin, të bashkohemi me Europën”.
Shtuar më 10/01/2013, ora 20:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian

Tauland dhe Granit Xhaka janë dy vëllezërit që përballen në skuadra të ndryshme për herë tëparë në një Kampionat Evropian