Berisha: Pas dy ditësh do të gjendet një pjesë e parave, ky është vendi
Ish-kryeministri Sali Berisha bën një deklaratë të fortë kur thotë se brenda dy tre ditësh do të gjenden një pjesë e vogël e rreth 6 milion eurove të vjedhura në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë.

Berisha tregon madje edhe vendin se ku do të gjenden dhe sasinë.

“Atë e vrau banda sepse banda po i merrte paratë për shtetin dhe jo për Admir Muratajn. Atë e kishin marrë si beden. ǒpo ndodh? Ajo që ndodhi edhe me vjedhjen herën e parë. Ku i gjetën paratë? U gjetën 12 mijë euro në frigorifer, nja 10 mijë euro në tenxhere me presion, tani do gjenden në lavatriçe.

Brenda dy-tre ditëve, në Elbasan ose aty afër do të gjendet lavatriçja plot me euro. Nuk shkon më shumë se 100 mijë. Do gjenden të tjera në vorbën e fasuleve, të tjera në qyp. Pse nuk lëshohen urdhra arresti? Asnjë! Ka një drejtor të Aviacionit Civil?!”-theksoi Berisha në studion e ABC News.
Shtuar më 18/04/2019, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori