Berisha paralajmëron vizitë në Beograd
Kryeministri Sali Berisha
Votimi i rezolutës për Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një fitore për Prishtinën, por edhe një hap pozitiv për Serbinë, ka deklaruar kryeministri shqiptar, Sali Berisha.

Në një intervistë për TV Klan Kosova Berisha tha gjithashtu se vizita e pritshme e presidentit serb, Boris Tadiq në Tiranë si dhe vizita e tij në Beograd do të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Beogradit. Berisha i quajti regresive qëndrimet që kërkojnë një status të veçantë për veriun e Kosovës, duke deklaruar se në Ballkan është mbyllur kapitulli i ndryshimit të kufijve. Duke folur për bukuritë e Sharrit, Berisha tha se ky është një potencial turistik që mund të shfrytëzohet më së miri nga investitorët shqiptarë dhe ata kosovarë.
Shtuar më 14/09/2010, ora 10:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori