Berisha, paralajmeron alatet: Ne qeveri s'ka vend per te gjithe
Pëlqej
Albeu.com
Aleatet tane te djathte nuk do te perfaqesohen ne qeveri sipas oreksit te tyre, po keshtu edhe Partia Demokratike nuk do te perfaqesohet ne qeveri sa e ka ajo oreksin.Keshtu u shpreh dje kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, kjo eshte nje nga arsyet per te cilat lideri i demokrateve Berisha eshte shprehur prej kohesh se ne rast fitoreje qeveria e ardhshme demokratike do te kete numer me te vogel te vendeve ne kabinet. "Aleatet duhet te jene te pergatitur per qeveri te vogel, cka do te thote se qeveria do te jete e koalicionit, po koalicioni nuk do mund te zgjeroje qeverine ne kurriz te taksapaguesve shqiptare", nenvizoi Berisha. Sipas tij, morali i ketij vendimi eshte nje qeveri e vogel pa shpenzime te medha "dhe ne do t'i permbahemi ketij parimi". Nderkohe, ai u shpreh se, lidhur me numrin e ministrive qe do te kete qeveria e ardhshme demokratike, kjo do te behet e njohur shume shpejt, por "do te jete nje qeveri e cila nuk do te abuzoje me taksat e popullit, per kete te jeni te sigurt".

Kandidaturat
Diten e shtune PD-ja do te beje prezantimin e 100 kandidaturave te saj per deputete ne sheshin "Skenderbej". I entuziazmuar, kreu i demokrateve u shpreh se per here te pare PD-ja po paraqet nje liste elitare. "Kjo eshte lista me elitare qe eshte paraqitur ndonjehere ne historine e pluralizmit te vendit ne hollesi dhe grupime", u shpreh Berisha. Ai nenvizoi se kjo liste do te kompletohet brenda dy diteve pasi te jene perfunduar te gjitha marreveshjet me aleatet e qendres se djathte. Sipas tij, ne listen e PD-se dominojne personalitete te shquara te botes akademike dhe te shoqerise civile, politikane te sprovuar te PD-se, eksperte te fushave nga me te ndryshme, biznesmene te ndershem.

Grate demokrate?!
Ne kandidaturat e propozuara deri me tani nga Partia Demokratike vetem dy prej tyre jane gra. Nderkohe qe ne statutin e ri te Partise Demokratike sanksionohet se pjesemarrja e grave si ne forumet drejtuese, ashtu edhe ne listen e kandidaturave per deputete duhet te jete 25 per qind. I pyetur per kete fenomen, kreu i selise blu u shpreh se shkaku kryesor eshte veshtiresia e paperballueshme nga grate demokrate per sistemin zgjedhor qe aplikohet ne vendin tone. Berisha u shpreh se kjo eshte nje nga arsyet per te cilat PD-ja mbeshtet dhe favorizon ndryshimin e sistemit zgjedhor ne vendin tone. "Eshte per te ardhur keq. Zgjidhja e vetme e ketij problemi eshte ndryshimi i sistemit elektoral te cilin ne e mbeshtesim dhe e favorizojme. Shkaku i favorizimit eshte rritja e pjesemarrjes se grave ne politike", nenvizoi kreu i demokrateve. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 18/05/2005, ora 19:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori