Berisha para gazetarëve për Serbinë, Metën dhe Topin
Kryeministri Sali Berisha pritet të dalë pas pak në një konferencë të posaçme për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me aktualitetin politik e ekonomik. Në këtë dalje për mediat të njoftuar për në orën 17:30, kreu i qeverisë shqiptare pritet të japë shpjegimet e tij për akuzat që janë ngritur sëfundmi, nga një media e Kosovës lidhur me një bashkëpunim të errët me Serbinë për të bllokuar linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Po ashtu, kreu i qeverisë pritet të japë shpjegime lidhur me marrëdhëniet që ka me Ilir Metën, në një kohë që vlerësohet se mazhoranca është në momente kritike, sidomos pas vështirësisë numerike që u dëshmua javën e shkuar në Kuvend gjatë votimit ë Elvis Çefës si anëtar i KLD-së. Një pikë interesante që kryeministri pritet komentoja është edhe krijimi i partisë së presidentit Bamir Topi, ku zërat në parlament flasin për mundësinë e ikjes së deputetëve të tjerë nga PD-ja duke destabilizuar seriozisht qeverisjen që kërkon minimumi 71 vota.
Shtuar më 17/04/2012, ora 17:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori