Berisha: Panela i kerkoi Rames te mos bllokoje bulevardin
Albeu.com
“Panela erdhi dhe e vizitoi grevën e urisë, e më thanë që ai u ka deklaruar socialistëve shqiptarë se çdo gjë mund ta bëjnë, vetëm rrugët nuk mund t’i bllokojnë”. Me një batutë të tillë, kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ///... interesimit të gazetarëve për trafikun në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryebashkiaken e Milanos, Leticia Morati.
“Rama të pyesë njëherë kampionin e botës në grevat e urisë, Marko Panela, nëse ai i ka bllokuar ndonjëherë rrugët”, tha ai më pas lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, kryebashkiakja e Milanos bëri me dijeni nga ana e saj lidhur me trafikun e Tiranës se i ofron palës shqiptare një studim gratis rreth tij.

“Folëm me Berishën për mundësinë e realizimit të një studimi faktik për trafikun në Tiranë dhe më pas do të jetë qeveria e pushteti vendor që do ta marrë në konsideratë këtë studim, i cili ofrohet gratis”, tha ajo mes të tjerash.

Ndërkaq, në konferencën e përbashkët mes tyre, Berisha shtoi se “deri në momentin e zhvillimit të ekspozitës gjigante të Milanos, ai do të ketë kompletuar të gjithë kuadrin ligjor për shfrytëzimin e energjisë nukleare për përdorim paqësor dhe se do të shfrytëzojë të gjitha opsionet për shfrytëzimin e saj”. (noa)
Shtuar më 18/05/2010, ora 12:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori