Pasditen e sotme pritet të fillojë protesta e 10 kombëtare e opozitës së bashkuar me moton
Rama Ik.
Lidhur me këtë fakt, ish kryeministri
Berisha ka reaguar duke thënë se protesta e sotme do të jetë cunam i vërtetë.
"Super cunami po afron kakistokracia po dridhet!
Rama ik! Fitore! sb", shkruan
Berisha.
Më herët ai reagoi lidhur me kercenimet qe u jane bere disa personaliteve ne vend, qe nga
Plasari, kreu i KQZ
Zguri e se fundi edhe analisti
Lubonja.
“Prapa ketyre sulmeve terroriste kercenim me jeten e femijeve i Akademikut Aurel
Plasari dhe Kryetarit Klement
Zguri, identike me ato qe Mili i Partise i beri rektorit Koni, te cilit i tha do te te marre peng djalin, goditjes me gur te madh te makines te Lubonjes, per ti thene se keshtu do te te thyejme edhe koken, goditja direkt nga narkobandite me uniforme e gazetarit ne detyre Enver Doci qendron kupola e mafies se narkoshtetit e Edvin Kristqa Mafise, Don Agaçios dhe Sugar Fuges. E them kete se me gojen e shthurur dhe fjalorin koprolalik te urrejtjes ndaj kundershtareve, Edvin Kristaq Mafia nxit dhune dhe terror kudo kunder tyre”- shkruan
Berisha.
Referuar sqarimit zyrtar te bere nga policia per ngjarjen e fundit, ate te sulmit me gure te makines se analistit
Lubonja,
Berisha thekson se kjo eshte titike “larje duarsh dhe duke i paraqitur ato si veper e te smureve psiqik, fakton gjithashtu qarte perzgjedhjen e ketyre delinkuenteve nga kupola e mafies shteterore si dore e zeze e saj”.
Ai sjell ne kujtese nje ngjarje qe i ka ndodhur vete atij. “Po rikujtoj ketu se nje person si keta perzgjodhi vite me pare krimineli dhe agjenti i sherbimeve armike Fatos Klosi per te hedhur bomben tek apartanenti im por qe i shpertheu ne dore dhe i mori jeten”.
Shtuar më 08/07/2019,
ora 13:31