Berisha-opozites: Dilni nga kutia dhe shihni Shqiperine qe perparon
Albeu.com
Kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës që të heq dorë nga pretendimet e saj për hapjen e kutive por të kontribojë në zhvillimin e vendit. Duke marrë pjesë në përurimin e segmentit të parë të unazës së Paskuqanit dhe përfundimit i fazës së ...... parë të ujësjellësit të kësaj zone kryeministri Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë shqiptarët janë të përkushtuar ndaj vlerave europiane.
"Dilni nga kutia ku keni hyrë dhe njihni Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që përparon çdo ditë iu drejtua kryeministri opozitës duke shtuar se Shqipëria europiane është ideali i të gjithë shqiptarëve.
"Sot për mbarë Europën është dita e Bashkimit Europian, është dita e madhe kur qytetarët nderojnë vlerat e tyre për të cilat u bashkuan njëri me tjetrin theksoi kryeministri Berisha duke shtuar se ideali i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Europian.
Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se sot shqiptarët kremtojmë ditën e Europës dhe gjatë muajve që vijnë të fitojë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
"Rruga jonë drej Europës nuk ka qënë e lehtë por me shumë mund dhe shqiptarët kanë derdhur djersë pasi kjo rrugë është rrugë nderi, dinjiteti dhe suksesi" theksoi kryeministri Berisha.
Shtuar më 09/05/2010, ora 19:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori