Berisha, opozitës: Derdhni lot krokodili
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha replikoi ashpër me opozitën në seancën parlamentare duke ju referuar situatës në Shkodër. “Të zhdukur jeni ju dhe të paqenë jeni ju sepse gëzoheni mbi përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore. Ju zhdukuni, jo të zhduket Shkodra. E filluat këtu dhe e vazhduat me duartrokitje. Është një qeveri e tërë, e gjitha policia dhe qeveritarët vendorë që po përballen me përmbytjen më të shpejtë që ka njohur rajoni ndonjëherë. Ju qeshni se Shkodra që ju e urreni po përmbyllet. Ju derdhni lot krokodili për Shkodrën”, theksoi Berisha. Sipas tij dy javët e fundit ka patur një shtim të ujrave dhe janë ngritur progresist ujrat e liqenit si rezultat i burimeve të brendshme dhe lumenjve.

“Këtyre përmbytjeve ju shtuan vërshimet e tërbuara të lumenjve tanë në alpe dhe atyre në Malin e Zi. Vërshime që arritën në mijëra metër kub në sekondë”, u shpreh Berisha.
“Nuk flas për Shkodrën nëse nuk kërkoni falje për katër fëmijët e vdekur në Durrës. Ju keni duartrokitur kur janë përmendur emrat e katër fëmijëve të vdekur”, tha Berisha.

“E kuptoni çkeni bërë, unë ju kërkoj të kërkoni falje publikisht, po po, të kërkoni falje këtu”, u tha Berisha deputetëve.

Sipas Berishës, fatkeqësia natyrore në Shkodër po shfrytëzohet nga opozita.
“E patë kryeministrin tuaj në hije, ditën që u liberalizuan vizat, si gufoste nga marazi kur doli para medias. Shikojani sytë, se sytë janë pasqyrë e shpirtit. Atë ditë i kishte të nxirë, ndërsa sot, qeshte, ngazëllente duke menduar se me përmbytjetr do sulmojë qeverinë”, tha Berisha.

Ai akuzoi deputetët e opozitës se janë kthyer në kukulla politike të Edi Ramës. “E e ndjen ti zoti Ruçi se Adil Çarçani ka qenë më i pavarur se ti në këtë Parlament, apo jo zoti Ruçi”, iu drejtua Berisha kreut të grupit socialist.
Berisha tha se situata në Shkodër ndodhi nga vërshimi i menjëhershëm i lumenjve në Drin por kaskada sipas tij u menaxhua më së miri.
Shtuar më 02/12/2010, ora 20:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori