Në mbledhjen e Grupit Kuvendor të PD-së, kryeministri
Berisha e cilësoi të papranueshme nismën që opozita ka dorëzuar në Kuvend, për shfuqizimin e moratoriumit të
skafeve.
Shefi i qeverisë theksoi vendosmërinë e mazhorancës për të mos e shfuqizuar këtë
ligj, që sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në reduktimin e
trafiqeve kriminale përtej Adriatikut.
Sipas kryeministrit, argumentet se ky
ligj dëmton rëndë turizmin nuk qëndorjnë, pasi që prej miratimit të këtij ligji turizmi në vend është rritur me 12 herë.
“Duke shprehur respektin më të madh për nismën e deputetëve të PS më të theksoj se kjo nismë është absolutisht e papranueshme, për arsye se vënia në lëvizje e industrisë së
skafeve do të ishte një rikthim i
trafiqeve kriminale drejt bregut tjetër të Adriatikut. Do të ishte një damkosje tjetër e pamerituar për Vlorën, për të cilin po diskutohet nga një juri për t’u shpallur gjiri më i bukur të Mesdheut. Ndaj më duhet të shpreh keqardhjen që kjo nismë nuk mund të pranohet. PS të fshijë nga memorja rikthimin e
skafeve.”- u shpreh
Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 13:58