Berisha: Olsi Rama dhe zëdhënësja e FSHF-së, dolën jashtë shtetit me makinën e trafikantit të kokainës
Vazhdon punimet Kuvendi ku fjalën e rradhës e ka marrë ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij ai ka shpërthyer në akuza kundër qeverisë si dhe ndaj familjarëve të kryeministrit Rama.

Berisha e akuzoi Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit për trafik droge pasi sipas tij është parë duke lëvizur ‘me makinën e trafikantit të kokainës’, ndërsa bashkëpunëtore të tij quajti ‘ndrikullën e FSHF-së’, Jona Dervishin.

“Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath se këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të jgithëe ato që bën.

Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se u kthye për afera dhe trafiqe, absolutisht asnjë prej jush nuk ma merr mendja se e besoj. Por e vërteta është që unë informacionin e kisha nga një anëtar i penduar i grupit të tij që është në Boston dhe në Shqipëri.

Vijmë tek Olsi Rama. Këtu kam me data, me fotografi, me çdo gjë, daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, por me çfarë thoni ju, me makinën e kreut të grupit të kokainës. Me të njëjtën targë, me të njëjtën prodhim, se bashku me një ndrikull që punon dikur në FSHF, një Jona, Jona.

A mund të pyesim pak qytetarët shqiptarë, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e shtetit si një makinë e përshtatur me vende të fshehura për transportin e kokainës. Kjo fuoristradë është gjetur për transportin e kokainës”,-tha Berisha./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori