Berisha: Oficerët e Interpolit, viktima të krimit të Ramës
Ish kryeministri Sali Berisha deklaron se dy oficerët e Interpol Tirana, njëri prej tyre shefi, Artan Bajraktari, të arrestuar pasi akuzohen se vonuan dosjen e Mark Frrokut të ardhur nga Belgjika, janë viktima të krimit të Edi Ramës.

Berisha shprehet se e kanë informuar mirë se Artan Bajraktari iu tha çunave te krimit para arrestimit se ai nuk kishte fshehur asgjë dhe se kishte njoftuar Artan Didin dhe Sajmir Tahirin sapo kishin ardhur shkresa dhe se prej tyre kishte marrë porosi të mos kthente përgjigje. /albeu.com/


Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Oficeret e Interpolit viktima te krimit te Rames. Ata kishin njoftuar me goje dhe shkrim, Didin dhe Tahirin!! Te dashur miq, zhvilimet e ketyre diteve deshmojne se Mark Frroku i vertete esht Edi Rama! Dy oficere te larte, drejtori dhe shefi i sektorit te Interpol Tirana jane prangosur jo se ata nuk kane njoftuar Didin dhe Tahirin per mandat arrestin e pales belge per deputetin e PS Mark Frroku, por pikerisht se i kane njoftuar ata. Burime te mire informuara njoftuan dje se Drejtori i Interpolit, Artan Bajraktari iu tha çunave te krimit para arrestimit se ai nuk kishte fshehur asgje dhe se kishte njoftuar Didin dhe Sajmir Shullazin sapo kishin ardhur shkresat dhe se prej tyre kishte marre porosi te mos kthente pergjigje. Kete nuk e mohuan dot as Didi pa moral, qe na tha se dha doreheqjen per moral, as Tahiri, as dhe papagalli nr 1 i tyre qe kerkonte mbreme njoftim me shkrim per padronet e tij. Sot mediat bejne me dije se Artani i Interpolit kishte njoftuar edhe me shkrim Didin e Partise madje qe vitin e kaluar por ai se bashku me Tahirin, me urdher te Rames i kishin vene kapak çeshtjes sepse Frroku tashme nuk kishte vetem vote te vlefshme por dhe deshmine te tmerrshme! Persa i perket akuzes tjeter, se oficeret nuk kane kerkuar te dhena nepermjet Interpolit ne vitin 2012 per vellezerit Frroku, eshte nje mashtrim i paskrupullt. E kunderta faktohet shume lehte nga dokumentat e asaj zyre. Edhe ky eshte nje trillim i Tahirit per te shpelare fytyren e tij te nxire nga krimi! sb
Shtuar më 01/04/2015, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori