Berisha nxjerr videon: Polici goditi në fytyrë protestuesin e shtrirë në tokë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëpërmjet një videoje duket Policia që vazhdon i hedh ujë me presion një personi që është shtrirë në rrugë.

Ai sqaron më tej se disa qytetarë i shkuan në ndihmë të moshuarit, ku mes tyre edhe ish-deputeti Gent Strazimiri.

“Nje video e nje barbarie shtazore! Shikoni kriminelin si i jep viktimes goditjen e meshires!

Ne video nje i moshuar shtrire nga gazi ne toke, dy persona qe po e ndihmojne, njeri eshte ish deputeti Gent Strazimiri dhe nje narkopolic i droguar qe e godet te shtririn me sprite ne fytyre, si vrases i jep viktimes goditjen e meshires. Sb”, shkruan Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori