Berisha nxjerr videon e Taulant Ballës me bosin e kokainës (VIDEO)
Ish-kryeministri Sali Berisha këmbëngul në faktin se Taulant Balla është fotografuar në prani të një personi të arrestuar për trafik kokaine, i quajtur Maksim Beca.

Gjatë ditës së djeshme ai publikoi foton, por Taulant Balla theksoi se bëhej fjalë për një montazh, ndërsa pak minuta më parë Berisha ka hedhur edhe një video ku sipas tij konfirmohet se kreu i Grupit Parlamentar të PS ndodhet në shoqërinë e Becas.

Menjëherë ka reaguar Taulant Balla duke thënë në facebook: O Sali zgjidhe vete me kete mbeshtetesin tend, leri montazhet se mire Luli u dogj me babalet. Po aman mos u digj edhe ti sepse ti ke pune me Drejtesine, nuk do ta hedhesh lehte: hajt se burri i vjeter. /albeu.com/

Shtuar më 08/10/2018, ora 14:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori