Berisha nxjerr SMS: Po terrorizohet administrata, në shesh me Ramën ose ikin nga puna
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dy denoncime të cilat sipas tij kanë ardhur nga qytetarë të kërcënuar për të marrë pjesë në mitingun e nesërm të Ramës.

Sipas tyre, presioni ndaj administratës është shumë i madh. Ata i ankohen ish-kryeministrit duke u shprehur mes tjerash se kanë si kusht shtesë që të mbledhin edhe njerëz të tjerë, pasi në të kundërt do të pushohen nga puna.

“Vazhdon terrori mbi punonjesit e administrates per te marre pjese me detyrim ne antimitingun e Edvinit! Lexoni mesazhet e qytetarve dixhital. sb Mirembrema! Ne lidhje me ate qe disa persona kane shprehur per mitingun e atij pleres ne daten 23 eshte shume e vertete . Tek ne kan ushtruar nje presion te madh duke na detyruar te japim emrat e personave qe do marrim me vete edhe ne momentin qe do jemi ne shesh duhet ti bejme foto edhe tju a dergojme. Presioni ka qen nese nuk vini edhe nuk sillni njerez jeni te pushuar direkt nga puna. Ju uroj gjithe te mirat.Pershendetje Zoti Berisha!

Jam nje qytetare nga Gjirokastra dhe po Juve ne dijeni se kryetari I Partise Socialiste Gjirokaster po Ben lista me punjonjes te admi istrates, duke I detyruar dhe trembur me vendin e punes, per t’i derguar ne Tirane diten e shtune me autobuza ne mbeshtetje te Lali Erit. Mund tua vertetoni shqiptareve me foto e video “sesa e duan Lali Erin” sa dhe nga Gjirokastra e larget po mbleshin njerez se nga Tirana askush s’genjehet. Poshte mashtruesit dhe hajdutet. Anonim ju lutem 😊”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.
Shtuar më 22/03/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori