Ishte nisur për të vrarë dikë? Policia arreston 42-vjeçarin në Vlorë, lëvizte i maskuar, në gjendje të dehur dhe me mjetin pa targa (VIDEO)

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje kriminale orët e vona të natës.

Gjatë orëve të vona të natës, Forcat Policore Shqiponja në Vlorë kanë ndjekur një 42-vjeçar për rreth 15 minuta, pasi ky i fundit nuk i është bindur patrullës së policisë.

Mësohet se 42-vjeçari me iniciale H.H, banues në lagjen Partizani Vlorë u arrestua rreth orës 01:50

Ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyre Blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit te ligjshëm te patrullës Shqiponja 1 për te ndaluar por u largua me shpejtësi ne brendësi të lagjes Isa Boletini.

42-vjeçari  ishte i maskuar, ndalimi dhe prangosja e tij u bë në  një e rruge dytësore pas rreth 15 minutash ndjekje.

Në momentin e prangosjes i maskuari  tha se ishte konfliktuar te një klub nate  “Club Calvin” dhe për ketë arsye ishte  maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjate kontrollit te mjetit u gjet një maske, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.

Gjate testit te kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personin ishte në gjendje të dehur, me testin 1.410 mgl.

Ndër të tjera Policia konstatoi se i maskuari kishte hematoma në fytyrë, për rrjedhojë 42-vjeçari  kërkoi ndihmë mjekësore nga policia  pasi ka thënë  se e kishin goditur disa persona te “Club Calvin”.

42-vjeçari u  shoqërua për ndihmë  në spitalin rajonal Vlorë  ku dhe u shtrua për  analiza të mëtejshme dhe ruhet nga patrulla e rendit.


Shtuar 9.11.2022 07:18