Berisha nxjerr fotot: Avionët e drogës ulen në Lezhë dhe aty i presin dy furgonë (FOTO LAJM)
Ish kryeminsitri Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka bërë një denoncim të rëndë të ndodhur në Lezhë.

Qytetari shkruan se në KuneLezhës janë ulur avionë me drogë dhe dy furgona ishin duke i pritur aty në zonë.

Ngjarja sipas qytetarit ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që bashkë me mesazhi denoncuesi dixhital ka nisur edhe disa foto të avionëve që pretendon se ishin me drogë.

Postimi i plotë

Narkoflota e Narkoshtetit nuk ndalet! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

“Përshëndetje z.Berisha në Lezhë sot më datën 1 mars të 2020 në KuneLezhës janë ulur dhe ishin dy furgona duke pritur aty,”-shkruan qytetari.

Shtuar më 03/03/2020, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori