Berisha nxjerr foton e Lolo-s, "ministri i Brendshëm" i Habilajve në Shqipëri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e Florian Habilajt në Facebook duke thënë se ishte ai që erdhi në Tiranë në tetor 2013 për të takuar "Shefin e Madh" në lidhje me aksionin kundër lojërave të fatit.

"Ky eshte famozi Lolo, qe sipas pergjimit te autoriteteve italiane erdhi me vrap tek i "madhi" ne Tirane gjate operacionit policesk “Fundi i Marrezise” per lojrat e fatit, te ankohej tek Saje qorri kunder Agron Xhafes, pronar tjeter i lojrave te fatit ne Vlore. Saje zgjidhi sherrin! sb"., - shkruna BerishaFacebook.

Lolo njihet si vëllai i Habilajve që merrej me sigurimin e infrastrukturës logjistike të grupit si edhe që mbante kontaktet me "Shefin e Madh" dhe oficerët e policisë së lejonin kultivimin e kanabisit në territorin e Fierit dhe Vlorës. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori