Berisha nxjerr detaje për shqiptarin që Belgjika e shpalli kriminel të rrezikshëm
Pëlqej
Ish-kryeministri ka denoncuar sot Edi Ramën si mikun dhe mbrojtësin e Bajrëve të Shkodrës.

Me një mesazh denoncues të mbërritur në adresën e tij, ish-kryeministri thotë se policia nuk i prek dot.

Mesazhi denoncues i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve!

Polici dixhital denoncon:

Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit!

Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!

“Mirmrama zoti Berisha!

Un qe po ju shkruaj jam nje punonjes i Policise Shkoder...

Dua te denoncoj se nje nder kriminelat me te rrrezikshem ne Shkoder Safet Bajri (Rrustemi) te cilin disa muaj me pare e keni denoncuar ne facebook tuaj...

Ka disa dite qe Shteti Belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve...Ja dhe artikulli qe shkruan nje gazete belge per kete person.

Krimineli i kërkuar i Belgjikës, pronar plazhi në Velipojë. Media belge e cilëson Shkodrën si Palermoja e re.

“Ne kemi gjetur gjurmët e të shumëkërkuarit Safet Rustemi”.

Me këtë titull dhe me fotografinë e atij që ata vetë e cilësojnë si një ndër kriminelët më të kërkuar në Blegjike, media belge “La Derniere Heure” publikon shkrimin, sipas të cilit Safet Rustemi ndodhet në qytetin e Shkodrës, edhe pse është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

Artikulli zbulon fakte të reja teksa pohon se Rustemi zotëron një nga plazhet më të frekuentuara të Velipojës, ku përdor në fakt mbiemrin Bajri.

Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Policia federale e kërkon Safet Rustemin si një nga kriminelët më të kërkuar nga Belgjika.

Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi. Rustemi u pa në kohën kur Shkodra u trondit nga vrasja e një cifti. ‘Burhan Berçana dhe shoqja e tij, u vranë në sytë e fëmijës me 23 plumba”. Shkodra, Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze.

Zoti Berisha edhe pse ne kerkim nderkombtar ky individ vazhdon dhe qarkullon cdo dite i lire neper Shkoder me nje S class te blinduar me targa Ruse...

Njerezit jan te tmerrum nga ky fis i rrezikshem i cili ka kryer me dhjetra vrasje apo gjobvenie ne Shkoder me bekimin e Partise Socialiste... JU LUTEM REAGONI”
Shtuar më 19/07/2018, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori