Berisha: Nxenesit, kompjutera ne shtepi
Albeu.com
Kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, ka qenë dje në Korçë, në kuadër të turit Shqipëria po ndryshon. Premtimi kryesor i tij, në këtë qytet ka qenë për arsimin."Ne do të çojmë kompjutera jo vetëm në shkolla por edhe në shtëpinë e çdo nxënësi", ka thënë Berisha.
Duke përuruar disa shkolla në rikosntruktuara në këtë rreth, Kryeministri, është shprehur se "rreth 1.9 milion dollarë investime në arsim janë akorduar nga qeveria shqiptare, për rajonin e Korçës. Ky qytet është model përsa i përket investimeve në arsim ashtu edhe për krijimin e kabineteve të informatikës dhe shtrirjes së internetit në to", shtoi ai.
"Në mandatin tjetër, ne do të bëjmë çdo përpjekje që kompjuterin ta kenë nxënësit jo vetëm në shkollat por edhe në shtëpitë e tyre. Në katër vitet që do të vinë nuk do të ketë shkollë pa u ndërtuar dhe u rikonstruktuar tërësisht në tërë vendin", premtoi Berisha.
Duke akuzuar kreun e socialistëve për demagogji në lidhje me rritjen e pagave, Berisha është shprehur se në 1 Maj pagat e arsimtarëve do të dyfishohen, njëhersh sipas tij, pagat do të vazhdojnë të rriten, nëse fiton mandatin tjetër. "Është e vërtetë që rrogat po rriten me taksat e qytetarëve, por nuk mund të ketë investim më mirë se sa për arsimimin e fëmijëve", tha ai. /shekulli/
Shtuar më 11/04/2009, ora 19:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori