Berisha: Nuk zgjidhen konfliktet me gjoba, ndërprisni punimet ose largojini banorët
Ish-Kryeministri Sali Berisha sot në Parlament ka folur mbi problemit e banorëve të Zharrëz të cilët janë në grevë urie për shkak të punimeve të kompanisë private e cila ka shkaktuar dëme të mëdha materjale në shtëpitë e tyre.

Berisha nga foltorja e Kuvendit i ka bërë thirrje qeverisë që t’i japë zgjidhje problemit të banorëve të Zharrëzës në Fier dhe të mos luajë me jetën e tyre:

“Merrini ato familje dhe ose ndërprisni çdo lloj punimi, ose ato të largohen prej aty, të shpronësohen!”

Gjatë fjalës së tij Berisha ka vlerësuar kompaninë Bankers për investimin e bërë dhe trefishimin e prodhimit të naftës në vite, por qeverisë i ka kërkuar që të zgjidhë problemet serioze që ka shkaktuar, duke zbatuar ligjin, jo duke i vënë gjoba.

“Ju nuk doni ta korrigjoni, por doni të mbushni xhepat, doni ta fusni nën sundimin e Besnik Sulës. Bankers Petrolium është një kompani e ardhur me kontratë të firmosur nga qeverisja socialiste,- tha ish-kryeministri, - kontratë që nga PD iu shtua neni që mungonte; kompania që gjatë gjithë periudhës ka qenë nga më kryesorët në Shqipëri për tatime, nga 200 milionë euro në vit në tërësinë e vet; kompania që ka trefishuar dhe më shumë nxjerrjen e naftës në këtë vend: nga 820 mijë ton që ishte prodhimi i naftës, nafta arriti në 1 milionë e 200 ton.

Kompania e bëri të famshme Shqipërinë për naftën. Me këto kalkulime dhe këtë ekspoze, e vërteta është që Bankers i shërbeu Shqipërisë!

Por, a ka probleme kompania? Sigurisht, problemet e fundit me banorët janë serioze, po nuk po luftohet për të zgjidhur problemin, por për të gjobitur kompaninë! Këta që janë në qeveri prej 4 vitesh kërkojnë gjoba! Ministrat nuk janë të PD, nuk janë as të aleatit. Ministri i Energjitikës është juaji!
Në çdo kompani një kompani që nuk zbaton ligjet zbatohet ligji, por ju nuk doni ta korrigjoni, por doni të mbushni xhepat, ta fusni nën sundimin e Besnik Sulës! Ju jeni të korruptuar kokë e këmbë!

Unë ndiej keqardhje të madhe për fshatarët e Zharrëzës. Kanë 100% të drejtë. Skenat që pamë së bashku janë shumë tronditëse. Ata në çdo moment mund të pësojnë aksident.

Por ju jeni të korruptuar. Janë kërkesa serioze të drejtat e njeriut.

Merrni ato familje: ose ndërprisni çdo lloj pune, ose ato të largohen, të shpronësohen kundrejt vlerës. Me jetë e njerëzve nuk luhet!” –tha Berisha./albeu.com/

Shtuar më 09/02/2017, ora 14:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori