Berisha: Nuk tërhiqemi nga Afganistani
Kryeministri Berisha deklaroi sot se Shqipëria do të bëjë gjithçka për të adaptuar doktrinën “Mbrojtje e Zgjuar” në intersin më të mirë jo vetëm të saj por edhe të gjithë rajonit.


Duke folur në konferencën e organizuar në Tiranë " Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes", kryemistri Berisha theksoi se forcat shqiptare do të qëndrojnë në Afganistan deri sa edhe NATO-ja të qëndrojë në këtë vend.

“Ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj aleancës dhe do të qëndrojmë aty po aq kohë sa SHBA-ja dhe NATO do të jetë aty, për të dhënë kontributin tonë modest” ka deklaruar kryeministri Sali Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori