Berisha: Nuk e kam vendosur se çfarë do bëj nëse humb
Kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e 23 qershorit dhe për atë që do të ndodhë pas tyre në një intervistë për agjencinë informative më të madhe të Austrisë APA.

“Jam i sigurt për fitoren. Por, sigurisht që do të pranoj verdiktin e popullit tim”, iu përgjigj Berisha gazetarit Martin Richter, citon Shekulli.

Më pas vjen pyetja: Nëse fitoni do të jeni Kryeministër, po nëse humbni? Do të jeni sërish lider i opozitës?

“Unë jam një njeri plot energji. Kam shumë opsione, nuk e kanë vendosur ende. Po pres verdiktin e popullit tim”, u shpreh kreu i PD-së.

Lidhur me sistemin zgjedhor, për të cilin ra dakord me Ramën në vitin 2008, Berisha thotë se qarqet janë të përfaqësuara në mënyrë më të balancuar në parlament por, “ajo që mungon është një bonus për fituesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të sigurojë një shumicë të qartë”./albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 13:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori