Berisha: Nuk flirtoj me Metën!
Ish ­kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat për një
bashkëpunim politik mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, në “News 24”, ish­ kryeministri ka përjashtuar mundësinë të një bashkëpunim politik mes kreut të PD-­së Basha dhe Kryeministrit Rama.

-A është humbja e zgjedhjeve lokale një faturë për kryetarin
aktual? Kush e ka përgjegjësinë?

"Kjo është një faturë. Mirë apo keq, është kryetari ai që e mban
përgjegjësinë, por zgjedhjet nuk u bënë në një mjedis të lirë e të ndershëm. Kur të bëhet analiza, shihet se cili ishte ndikimi i krimit në këto zgjedhje. Nëse dikush mendon se ishte i vogël, gabohet. Edi Rama nuk i lëshoi të akuzuarit për krimet e tij".

-Ka një përplasje mes deputetëve dhe kryetarëve të degëve në PD, a duhet të ndodhë kjo?

"Asnjë demokrat nuk duhet të sulmojë kurrë një demokrat. Sulmi është sulm, kritikat janë të hapura. Kushdo që ka kritika mund t’i bëjë në forume. Ka një tendencë për të pasur debat në PD. Debati ndihmon shumë, qoftë funksionimin e partisë dhe konsolidimin e partisë edhe vetë kryetarin. Kanë nevojë ata që të dëgjojnë shumë mendime, një spektër të gjerë. Sulmet e
paarsyetuara nuk janë të dobishme. Nuk gjej që kryetari të ketë një frymë antidebat, unë si ish­ kryetar jam përpjekur t’i përcjell, aq sa i shërbej, mendimet e mia lidhur me këtë problematikë. Me bindjen time, debati është interesi i tij më i mirë. Të drejtosh opozitën, është më vështirë qeverinë, në përgjegjësi flas. Presionet mbi opozitën janë shumë të mëdha. Është e vështirë opozita, presionet janë shumë të
mëdha. Kryetari dëgjon me durim".

-A ka përplasje dhe formime klanesh, klani Berisha, klani Basha?

"Unë gjykoj se pavarësisht nga perceptimet, realiteti në PD është
shumë pozitiv. Mendoj se kryetari ka bërë përpjekjet më serioze për të angazhuar një grup të gjerë të rinjsh që janë në konsolidim e sipër dhe janë prurje nga bota akademike dhe intelektuale dhe ata janë shumë të domosdoshëm për PD. PD ka natyrisht trashëgiminë e saj, ka një grup zyrtarësh që 8 vite në qeveri së pari kanë realizuar reformat më të thella në historinë e këtij vendi. Së dyti, kanë kontraktuar në këtë proces edhe minuset. Tani që janë në opozitë ata qëllojnë plotësisht dhe janë objekt i një agresioni amoral të qeverisë së sotme. Po marrim Boden. A mund të akuzohet njeriu se prej disa muajsh ka depozita parash me një emër tjetër? S’ka akuzë më të shpëlarë se kjo. Nëse ka depozita, gjeji dhe çoji. A mund të akuzohet Tafaj për inatin patologjik të asaj zonjës që gjithë enturazhi pret gjoba dhe që është në ndjekje sekretari i saj i Përgjithshëm? A mund të
akuzohet Tafaj se ka dhënë me vendim qeverie 800 metra katrorë?
Është presidenti Sali Berisha që i ka dhënë kishës ortodokse tokën ku është katedralja. Unë dua të them që me këto akuza që i bën qeveria, këta veçse i nderon. Me këto akuza fakton se ata kanë qenë njerëz korrektë. Edi Rama ka të gjitha mekanizmat e hetimit. Ata janë njerëz të vlerësuar nga partia në vlerësimin tim. Ka një perceptim se një grup të rinjsh janë të distancuar, por është thjesht perceptim. PD ka vlera, ata të cilët janë fibra politike".

-Shumë pak e kanë kuptuar arsyen e mosmarrjes pjesë në votimin në Parlament për hetimin ndërkombëtar?

"Unë jam nismëtar i saj. Në diskutimin që u bë për ta futur në rend dite, nuk u ra dakord. Rregullorja tha se nëse nuk bihet dakord, futet në rend me 3 të 5­-at e votave. Opozita nuk i kishte. Ku ishte keqkuptimi? Unë nuk e dija që për t’u futur me procedurë të përshpejtuar duheshin gjysmat e votave. Në vlerësimin tim ishte me 3 të 5-­at. Do të bëj gjithçka që të ketë hetim ndërkombëtar. Jam duke u marrë me këtë çështje".

-Nuk keni besim te kryeprokurori Llalla?

"Jo, nuk është se nuk kam besim. Por CEZ-­i është një gjigand i madh dhe ka të kontraktuara studiot më të mira të avokatisë të planetit. Kështu që një grup prokurorësh ndërkombëtarë mund ta hetojë shumë më me lehtësira se prokurorët shqiptarë".

-A pati një aleanc Rama-­Basha në këtë kontekst, apo ishte e gjitha një shpikje e Metës?

"Kur humbet shpresat, njeriun e mbërthejnë supersticiozitetet, dyshimet. Nuk ka asnjë lloj flirti mes Bashës e Ramës. Qëndrimet e tyre kanë qenë transparente. Në dijeninë time nuk ka pasur një ftesë bashkëpunimi mes tyre".

-A është e vërtetë se keni flirtuar politikisht me Metën kundër
Ramës?

"Absolutisht kjo. Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka
kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën “DIA” e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme. Nuk e bëri PD këtë".

-A ishte ky një skenar i Ramës?

"Ne nuk e mbrojtëm Metën, as nuk e akuzuam. Rama e përdori atë
çështje për luftë të brendshme. Kjo ishte e dukshme. Opozita nuk
mund të heshte para një çështje të tillë, ku janë 135 milionë. Rama firmosi duke e kaluar nga pala shqiptare çështjen “DIA”. Nuk jam për flirte, për me asnjë. Nuk flirtoj me Metën".

-A janë të superuara çështjet me Ramën?

"Me Edi Ramën kurrë, nuk ka gjëra të superuara. Nuk shkëputet dot ai. Po ta studiosh psikologjikisht, ai ka një psikologji unike. Edi Rama absolutisht nuk e kontrollon dot veten".

-A mund të themi se skenari i CEZ-­it mbaroi se ka një marrëveshje të re Meta­-Rama?

"Skenari nuk mbaroi. Opozita nuk do ta lërë. Marrëdhëniet në këtë aleancë janë marrëdhënie të ndikuara nga klane kriminale. Rama boshtëzon rreth vetes klanet më të fuqishme kriminale të Shqipërisë. I lë Shullazin, Saimirit".

-Pse nuk kërkoni dorëheqjen e Ramës?

"E kërkojmë dorëheqjen. Por duhet një revolucion demokratik. Është fare i thjeshtë. Nisin protestat, ngulen çadrat në bulevard dhe hiqen që andej pasi të plotësohen 1,2,3, 4 gjëra". /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2015, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori